Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 22:00 në autostradën Mamurras – Laç.
Sipas raportimit të një qytetari pranë redaksisë së JOQ.al, një i ri teksa po kalonte në këmbë në krahun tjetër të autostradës është përplasur nga një makinë dhe ka vdekur në vend, ndërkohë autori është larguar.
Viktima është Fation Aliaj 25 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës N.B 32 vjeç
“Pak më parë në autostradën Mamurras – Laç, një i ri nga fshati Mal i Bardhë në Laç u vra dhe u la në autostradë”, shkruhet në mesazhin bashkëngjitur fotos”, raporton ai.
Policia sipas qytetarit ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon procedurat për gjetjen e autorit./a.m.
Për arsye etike dhe se pamjet janë shumë të rënda, fytyrën e personit po e mbulojmë.