Lulzim Basha deklaroi sërish se është i vendosur që PD të mos marrë pjesë në zgjedhje.
Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha, thotë për gazetën Tema, se rruga që ka zgjedhur Basha, e çon PD-në drejt asgjësimit.
“Partia Demokratike dhe aleatet e saj te ngushte deklaruan edhe sot, se jane te vendosur te mos behen pjese e ketyre zgjedhjeve duke treguar nje vendosmeri te rralle per teatrin politik shqiptar.
Qe kur PD filloi protestat dhe shpalli taktiken qe po finalizon sot, pak kush besonte se PD do t’i qendronte fjales se dhene publikisht.
Opinionistët dhe nderkombetarët, si tifoze te pashembullt pokeri, u vune ne gare se kush po luante “bllofin”, Basha apo Rama.
Nuk u ndalen per asnje moment te arsyetonin, se te dy mund ta kishin seriozisht.
Sot Basha i zbuloi perfundimisht “kartat” dhe u prit me duartrokitje frenetike nga çadra.
Basha provoi se e ka seriozisht. Rama duket se po ben te njejten gje.
Me siguri do te duartrokitet po ashtu me ngazellim.
Njerezit e tij kane arsye te ngazellehen. Do te futen ne gare me fitore ne xhep.
Ndoshta heqin qafe dhe LSI (dy gezime ne nje dite).
Po demokratet perse “ngazellehen”?
Kete gje duhet ta sqaroje zoti Basha publikisht, prere dhe pa ekuivok.
Duhet te na thote nese rruga ku hyme sot a na e garanton themelimin e “Republikes se Re”?
Nese po, sa do të presim për takimin e shumepritur?
Duket te na hape syte dhe te na tregoje per sakrificat qe na presin ne kete kalvar, te na kalise shpirtin dhe zemren, te na beje vigjilente dhe te paepur.
Duhet te na mesoje idealin e te na frymezoje siç eshte frymezuar dhe vete.
Duhet te na ndihmoje te luftojme te keqen, ligesine, korrupsionin, lidhjen me krimin dhe makuterine e te mos pajtohemi kurre me te dhe sikur te na shfaqet me silueten e ish- ministrit, deputetit vrases, apo ish- deputetit biznesmen, shokut kundershtar i genjyer dhe genjeshtarit tradhetar shok, ish- drejtorit polic, doganier, tatimor, djalit makut apo kunatit duargjate.
Kete duhet te beje sot zoti Basha, qe rruga te mos na duket e gjate pa fund dhe te mos biem pre e sirenave.
Por perveç zotit Basha, sot duhet te ngrihet dhe dikush e te shfaqet, dikush qe i dhimbset PD si ideal e jo si lope.
Jo te beje hartim per ta lexuar ne çader a ne parlament, por per te na zgjuar nga endrra.
Duhet te analizoje e te na thote, se çfare do te sjelle kjo vendosmeri per PD: fitoren qe po troket ne dere, apo asgjesimin e pashmangshem?
Sot duhet bere kjo analize, e thelle dhe serioze, sepse sot caktohen heronjte e neserm, ose varremihesit e te ardhmes.
Sot ndahet guximi nga marrezia. Sot merren persiper pergjegjesite”, thotë Hoxha për gazetën Tema
c.a