Më 7 maj qytetarët e Kavajës pritet që t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të Bashkisë, por opozita shprehet e vendosur për të mos lejuar këto zgjedhje. Nga çadra e protestës ditën e sotme, kreu i PD Lulzim Basha ftoi qytetarët për t’iu bashkuar një protestë të madhe kombëtare në Kavajë ditën kur është vendosur të mbahen zgjedhjet. Basha tha se kjo do të jetë një protestë paqësore, por që nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve fasadë.
“Koalicioni opozitar i mbledhur sot në afatin e fundit të limiteve ligjore të regjistrimit, ka vendosur njëzëri mosregjistrimin e opozitës në zgjedhje, deri në arritjen e një pakti kombëtar politik. Më 7 maj le të mblidhemi së bashku në një protestë kombëtare në Kavajë, një protestë paqësore. Ne jemi të vendosur dhe nuk do të lejojmë zgjedhje fasadë”, tha Basha. /ma.me