“Operacioni i transformimit rrënjësor urban të Fierit është një shembull i qartë i dallimit mes Shqipërisë që kishim dhe Shqipërisë që kemi, por edhe i përpjekjes sonë të përditshme në rrugën e ndërtimit të Shqipërisë që duam.
Vlera e rritur ndjeshëm e apartamenteve dhe mjediseve tregtare, rritja e numrit të turistëve dhe përfshirja e Shqipërisë çdo herë e më shumë ndër destinacionet kryesore të operatorëve ndërkombëtarë turistikë, janë përgjigjja më e mirë për ata që operacionet civilizuese të Rilindjes Urbane i quajnë fasadë, pastrimin e plehrave e gërmadhave 25-vjeçare e quajnë show dhe luftën për zhvillim ekonomik, punësim, mirëqenie e kuptojnë vetëm si shpërndarje lëmoshash e favoresh sipas teserave të partisë😀
#PërShqipërinëQëDuam🇦🇱
#PS #PunëShtetMirëqenie🌹”.
Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, që ka postuar fotot e mëposhtme./ma.me