Një person ka qëlluar me armë zjarri veten mbrëmjen e djeshme në Shkodër.
Policia bën me dije se Bledar Ahmetaj ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke plagosur veten, në dorën e majtë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të teatrit “Migjeni”, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes nga ana e policisë janë gjetur në cilësinë e provës materiale disa sende që rezultojnë të kenë lidhje me ngjarjen.
Në lidhje më ketë ngjarja, policia ka prangosur të plagosurin, si dhe tre persona të tjerë për veprën penal ‘Moskallëzim krimi’.
Të arrestuarit janë:
1-Bledar Ahmetaj, 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
2-Emiljano Curri, 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Veprime që pengojnë̈ zbulimin e së vërtetës” e “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë̈ gjyqësore”.
3-Eser Bushati, 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Veprime që pengojnë̈ zbulimin e së vërtetës” e “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë̈ gjyqësore”.
4-Artur Bandula, 41 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Veprime që pengojnë̈ zbulimin e së vërtetës” e “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë̈ gjyqësore” e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Në lidhje me këtë ngjarje, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /b.d