Gjykata e Larte caktoi sot daten 15 maj per te shpallur vendimin perfundimtar ne lidhje me padine per “shpifje” te Sajmir Tahirit kunder Edi Palokes. Procesi ne fjale u rihap sot pas disa muajsh pezullimi, per shkak te perballjes ne Kushtetuese mes Palokes dhe Rames.
Ne seance palet i qendruan kerkesave te bera me heret prej tyre, perkatesisht avokati i Tahirit per deklarimin e fajshem te te akuzuarit Paloka dhe mbrojtesi i ketij te fundit per deklarimin e pafajshem te tij. Në padinë në gjykim, ministri Tahiri akuzon deputetin Paloka për “shpifje”, në lidhje me disa deklarata bëra prej tij gjatë muajit janar. Në këto deklarata Paloka etiketonte qeverinë dhe ministrin e Brendshëm si të lidhur me krimin dhe se u ka krijuar favore personave të inkriminuar.
PROVAT
Prova e parë e paraqitur nga avokati ishte një CD e emisionit “Opinion” të datës 22 janar 2015, ku ministri Tahiri ka ndërhyrë në transmetim përmes një telefonate. Sipas avokatit, thëniet e Tahirit kanë shërbyer si një ngacmim i jashtëm për një deklaratë të bërë të nesërmen nga ana e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetit Paloka.
Më pas avokati përmendi një vendim të Gjykatës Administrative të Shullazit kundër Ministrisë së Financave për shpërblim burgimit të padrejtë, i cili nuk është ankimuar nga ministria. Sipas avokatit, kjo me qëllim për ta bërë vendimin të ekzekutueshëm. Disa deklarata të Kryeministrit aktual Edi Rama në lidhje me Policinë e Shtetit gjatë kohës që ai kryesonte opozitën, ishte një tjetër provë.
Në vijim mbrojtësi prezantoi si provë një deklaratë të Ambasadës Amerikane të datës 2 mars 2015, një status të Erzen Breçanit në rrjetet sociale dhe një foto të një prej miqve të Emiliano Shullazit, duke dalë nga selia e Partisë Socialiste.
Në provat e depozituara bënin pjesë edhe disa deklarata të Tahirit në kohën ë vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, ku akuzonte ministrin e Brendshëm të kohës, Flamur Noka, si të lidhur me krimin. Avokati i Tahirit kërkoi kohë për t’u njohur me këto prova dhe qëndrimin në lidhje me to do ta shprehë në seancën e ardhshme, e caktuar më 14 shtator.
ma.me