Opozita është takuar sot në ambientet e selisë blu ndërsa mbledhja ka zgjatur rreth një orë.
Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se tryeza është thirrur nga Lulzim Basha për të rikonfirmuar mospjesëmarrjen ne zgjedhjet e 18 qershorit.
Dita e sotme është afati i fundit për partitë politike që të regjistrohen pranë KQZ. Kreu i kësaj të fundit tha një ditë më parë se ekziston mundësia që afati ligjor të shtyhet edhe me 9 ditë, duke i dhënë mundësi kështu partive të opozitës që të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme.
Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Lulzim Basha, i cili hodhi akuza dhe fyerje të rënda në adresë të Denar Bibës. /javanews/b.d