Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, të vrasjes së ish-oficerit të policisë Artan Cuku, familja e tij është marrë në mbrojtje.
Shërbimet e policisë janë vënë në ruajtje të banesës së 42-vjeçarit të ndjerë, ku jeton gruaja dhe fëmijët e tij.
Ish drejtori i Policisë së Vlorës Artan Çuku u ekzekutua me armë zjarri rreth orës 20:45 (8 prill 2017) në zonën e njohur si “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë. /b.d