Shumë njerëz janë në mëdyshje se ç’duhet të zgjedhin. Mëdyshjet nisin kryesisht në moshën e adoleshencës dhe kanë të ngjarë të vazhdojnë nëse duhet të besojnë në forcat e mbinatyrshme, apo thjeshtë në ciklin natyror. Blogu Ripost sjell 9 mënyra sesi të bëhesh, apo mbetesh ateist. Sigurisht, sikurse besimi fetar, ashtu edhe të qënit ateist janë zgjedhje personale të cilitdo.
- Lexo Kuranin, Biblën dhe Talmudin.
- Shikoje jetën si diçka që e ke ti nën kontroll dhe askush tjetër.
- Ndiq dokumentarë dhe lexo për evolucionin.
- Mbaj parasysh faktin shkencor se pas vdekjes do të jesh njësoj si para lindjes.
- Interesohu për determinizmin dhe debato me shoqërinë për këtë temë.
- Shpreh interes për kozmosin, gjithësinë dhe universin.
- Lexo sesi qeni ka evoluar nga ujku mijëra vite më parë.
- Lexo për ADN-në dhe krahaso gjallesat sipas ngjashmërive. Shih sesa shumë afërsitë gjenetike përputhen me parashikimet e evolucionistëve.
- Analizoji librat fetarë dhe mundohu të gjesh faktorët që më së shumti të frikësojnë.Për shembull: Gjeji ato pjesë ku libri fetar thotë se “mendimet e këqija dhe ato që të largojnë nga feja janë mendime që shejtani apo djalli t’i vendos në mendje për të të larguar nga feja”.