Dy dyshohet të jenë autorët e vrasjes me armë zjarri të ndodhur këtë të shtunë pranë liqenit artificial në Tiranë, ku mbeti i vdekur ish-Drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku.
Mesohet se ekzekutori i Cukut ka qenë i kamufluar dhe është larguar me biçikletë.
Autorët dyshohet të kenë përfituar nga errësira dhe kanë arritur të largohen në rrugicat dytësore, të cilat lidhin me stadiumin Dinamo dhe sheshin Willson.
“Panorama” shkruan se Cuku eshte ekzekutuar pak pasi u nda nga gruaja dhe fëmijët te cilet ishin ngjitur per ne banese dhe ai i ishte drejtuar nje marketi per te blere.
Pas lirimit nga Policia, Cuku rezulton te ishte ortak i nje policie private quajtur “Internacional Security Albania” e cila është themeluar në vitin 2010, shkruan “Panorama”.
Grupi hetimor ka sekuestruardhe kamerat e 4 bizneseve, mes tyre kamerat e një supermarketi dhe një karburanti.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 në “Rrugën e Kosovarëve”.
c.a