Ky çmim celebron diversitetin e literaturës europiane duke synuar njohjen e autorëve dhe përkthimin e tyre në gjuhë të tjera të Europës.
“Mjaltë në teh” romani i poetit dhe shkrimtarit Romeo Çollaku është nominuar për çmimin Europian të Letërsisë. Çollaku renditet në listën e ngushtë të këtij çmimi të rëndësishëm, European Union Prize for Literature 2017.
Romeo Çollaku ka lindur në vitin 1973. Pas diplomimit për Letërsi e Gjuhë Shqipe, ai është autor i 5 librave me poezi dhe i 4 librave në prozë. Gjithashtu Romeo Çollaku njihet edhe si përkthyes i letërsisë botërore. Ai ka sjellë në gjuhën shqipe 20 vepra nga letërsia greke, franceze, dhe polake.
Ai ka fituar disa çmime ndërkombëtare për përkthimet nga viti 2007 deri në 2015-n, ku ndër këto çmime përfshihet edhe një çmim për tregimet e shkurtra në vitin 2010. Shumica e poemave të tij duken si histori të shkurtra dhe një pjesë e tyre është botuar në revistat dhe antologjitë letrare në Angli, Bullgari, Francë, Greqi, Gjermani, Itali dhe Rumani, shkruan Shqiptarja.
Romani “Mjaltë në the” (Honey Blade) i nominuar për European Union Prize for Literature, është romani më i fundit i Romeo Çollakut. Ceremonia e ndarjes se çmimeve do të mbahet në Concert Noble, Rue d’Arlon 82, në Bruksel, më mbrëmjen e 23 Majit të këtij viti.
Në European Union Prize for Literature 2017 kanë marrë pjesë shkrimtarë nga 12 vende të cilat janë përfshire ne projektin Creative Europe. Ky çmim celebron diversitetin e literaturës europiane duke synuar njohjen e autorëve dhe përkthimin e tyre në gjuhë të tjera të Europës. (b.an)