Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë grupin e grabitësve që vodhi një farmaci në Rrugën e Kavajës muajin e kaluar.
Në pranga ka rënë 18 vjeçari F. Kristali si dhe shoku i tij Kristi Çinari, të cilët grabitën me dhunë një sasi parash nga një farmaci.
Policia ka konstatuar se Kristi Çinari kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë, pasi ishte dënuar më parë për veprën e Vjedhjes. Gjatë kontrollit në shtëpitë e adoleshentëve janë gjetur dhe rrobat që ata kanë përdorur në momentin e kryerjes së grabitjes.
Policia dyshon se të rinjtë kanë kryer edhe grabitje të tjera të ngjashme.
Më poshtë video e momenteve të grabitjes në farmacinë në Rrugën e Kavajës./b.d