Narong Thaopanya ka qenë duke udhëtuar me tren, nga Bangkok për në Sukhothai të Tajlandës, ku është shqetësuar nga pasagjerja që kishte vënë këmbët në mbështetësen e karriges.
Megjithëse 21-vjeçari i ka kërkuar t’i largojë këmbët, sepse kundërmonin erë të rëndë, gruaja që besohet të jetë nga Franca ka refuzuar, transmeton Telegrafi.
“Ishte e bukur, por sjelljet e saj ishin të papranueshme. Pos që ishte nxehtë, duheshim të duronim edhe aromën e erën e keqe të këmbëve”, ka shkruar Thaopanya.
Video që postoi rezervisti ushtarak, ka bërë xhiro në rrjete sociale, duke e vlerësuar për durimin që të mos i kundërvihet asaj.
“Urtësia e të riut, që të mos bëjë ndonjë veprim të dhunshëm edhe pse ajo ishte e pa edukatë”, është një koment për këtë ngjarje. /b.d