Disa javë më parë, disa senatorë amerikanë, më saktë 6, me në krye Ted Cruz, i drejtuan një letër sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson.
Ata i ankoheshin atij për ndikimin e George Soros në Shqipëri dhe Maqedoni.
Sipas tyre, Soros përkrah politikanët e majtë dhe i mbështet ata, duke sulmuar kundërshtarët e të majtëve.
Kjo letër u reklamua me të madhe nga Partia Demokratike në Shqipëri dhe mediat e saj.
Kuptohet arsyeja, pasi letra është dërguar me lobimin e tyre, pasi vetë Basha ishte takuar me Ted Cruz, para kësaj letre.
Në letër ankoheshin edhe për rolin e ambasadorëve amerikanë në Shkup dhe Tiranë.
Por letra është injoruar nga sekretari Tillerson, që nuk ka denjuar fare t’iu përgjigjet atyre.
“New York Post shkruan se atyre iu është përgjigjur thjesht një zyrtar i nivelit të mesëm.
The përgjigjia e tij ka qenë tallëse.
“Pak a shumë ai iu tha senatorëve t’ia fusin vrapit,” shkruan gazeta amerikane.
Zyrtari që iu përgjigj gjashtë senatorëve, quhet Joseph E. Macmanus.
Në letër thuhet se “programet e ndihmës së Departamentit të Shtetit, projektohen, implementohen dhe monitorohen në mënyrë rigoroze për të siguruar që janë bazuar në vlerat më të rëndësishme amerikane”.
“Me pak fjalë të tjera, ne e dimë se çfarë po bëjmë, ju nuk e dini,” shkruan NY Post.
http://nypost.com/2017/04/07/why-the-trump-state-department-still-loves-george-soros/
/tema/b.d