Lidhur me sulmin që ndodhi me kamion në qendrën e kryeqytetit suedez, është arrestuar një person identiteti i cili nuk është zbuluar ende, shkruan Daily Mail.
Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm kanë humbur jetën të paktën tre persona, ndërsa dhjetëra tjerë janë lënduar, kur kamioni filloi t’i stypë pranë një qendre tregtare.
Është publikuar edhe videoja e burrit që arrestohet nga policia, i cili dyshohet për sulmin me kamion që tronditi Suedinë.
Edhe pse ende nuk është konfirmuar nga policia suedeze nëse burri i arrestuar ishte shoferi i kamionit, dëshmitarë okularë kanë deklaruar për mediat ndërkombëtare se burri i prangosur ishte shoferi që fillimisht mbante një maskë në kokë. /a.m.