Shumë legjenda dhe histori kanë qarkulluar prej vitesh për fatin e trashëgimisë që la pas Pashai i famshëm shqiptar pas vrasjes se tij në Janinë. Por me sa duket 1,469 dokumenta nga arkivi personal i Ali Pasha Tepelenes kanë shpëtuar dhe janë trashëguar nga një prej familjeve greke të Janinës që kanë pasur marrëdhënie me pushtetin e Aliut.
Dokumentat, te cilat mendoheshin të humbura janë blerë nga nje manjat i pasur grek në vitet 30 dhe me vdekjen e tij këto dokumenta i janë lënë në trashëgim Shkollës Amerikane të Athinës në vitet 40, ku prej vitesh ato kane qenë një nga thesaret e pashfrytëzuara të arkivit të pasur të këtij institucioni.
Arkivi personal i Aliut prej vitesh ka qenë i pa njohur për studiuesit e shumtë, por falë një pune prej 30 vjetësh te Profesorit të njohur Vasili Panajotopulis, tashmë këto dokumenta sjellin ngjarje dhe informacione të panjohura më parë mbi jetën dhe politikën e Ali Pashës në drejtimin e një shteti multi etnik dhe multi religjioz.
Nga Dokumenti i parë, që daton në 1747 e deri në dokumentat e ditëve të fundit para vrasjes se Aliut, shpalosen ngjarje dhe fakte shumë interesante duke sjellë dëshmi të panjohura për personazhe të cilët në kohën e tyre kanë ndikuar në konsolidimin e pushtetit te Pashait shqiptar.
Keto dokumenta qe shpalosin jeten e Shtetit te Aliut kane nje vlere te jashtezakonshme jo vetem per histroine e greqise se veriut gjate periudhes otomane por ne rradhe të parë për historinë e trojeve shqiptare. Kontributi shkencor i Profesor Panajotopulos për ndriçimin e periudhës së Aliut është i jashtëzakonshëm duke bërë të mundur njohjen ne detaje te jetës të vrullshme të Pashait shqiptar. Fati i arkivit personal të Ali Pashë Tepelenës do të jetë shumë shpejt tema e nje emisioni televiz te pregatitur nga Auron Tare në bashkëpunim me programin Excluzive.