Manovrat e gabuara të dy automjeteve kanë shkaktuar një aksident në mesnatë në Bulevardin Vlorë-Skelë pranë teatrit “Petro Marko”.
Një mjet tip “Benz” me drejtues Amarildo Gockaj, 27 vjeç ka përplasur një “Golf” ku për pasojë ka mbetur i plagosur P.E. 23 vjeç, raporton shqiptarja.com
Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa drejtuesi tjetër është shoqëruar në komisariatin e policisë pasi qarkullinte pa leje drejtimi.
c.a