Hapja e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri ishte pjesë e diskutimeve në mbledhjen e sotmë të Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, nën drejtimin e kryetarit Ilir Meta.
Meta deklaroi gjatë mbledhjes se do ti kërkohet shërbimit juridik të Kuvendit një memo për afatet e fillimit të procedurave, të cilat fillojnë jo me herët se 13 prilli dhe jo më vonë se 9 korriku.
Ndërkohë, opozita viojon protestën e saj duke mos lëshuar nga kërkesa për qeveri teknike. Sipas të gjitha gjasave, opozita nbuk bëhet pjesë as e procesit për zgjedhjen e presidentit nëse nuk ka lëvizje për të gjetur një zgjidhjue të ngërçit./a.m.