Në seancën parlamentare të kësaj të enjteje kanë nisur diskutimet për projekligjin për arsimin e lartë. Në fjalën e tij, kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka akuzuar mazhorancën për hartimin e një ligji në mënyrë të njëanshme.
“Nuk ka pasur asnjë konsultim për këtë projektligj”, ka deklaruar Paloka.
Por kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi është përgjigjur duke thënë se, vetë opozita zgjodhi të mos jepte asnjë kontribut për këtë ligj.
“Nuk është përgjegjësi e mazhorancës, që deputetët e opozitës të bëhen bllokues dhe jo kontribues. Ata kishin gjithë kohën e domosdoshme për 4 muaj rresht që ta shqyrtonin”, ka thënë Ruçi. Sipas tij, komisioni i arsimit ka bërë një punë maratonë me seanca dëgjimore, me të gjitha grupet e interesit.
Ruçi ka shprehur më tej gatishmërinë e mazhorancës për ta diskutuar me opozitën ligjin, por jo për të vajtur me bisedime shterpë.
DEBATET E PLOTA
Ruci: Ju mungon vullneti për opozitë, por s’mund të zvarrisni projektligjin
“Projektligji për Arsimin e Lartë është depozituar në parlament më 10 prill dhe ka qenë në axhendë qysh nga ajo kohë. Dy komisione të cilat drejtohen nga opozita, i Medias dhe i Çështjeve Sociale nuk kanë qenë të fokusuar për të përmbushur detyrën e tyre për katër muaj rresht. Komisioni i Çështjeve sociale, e ka kërkuar vetë kryetarja që të ishte objekt shqyrtimi edhe në këtë komision dhe konferenca e kryetarëve e ka mirëpritur kërkesën e saj. Prej 4 muajsh rresht nuk është zhvilluar asnjë mbledhje nga ky komision. Kjo tregon se opozita nuk është e interesuar për të bërë oponencën e vet për një ligj kaq të rëndësishëm por është e interesuar për ta bllokuar. Ne këtu nuk kemi votuar që të mos zhvillojmë reformat, por jemi për të zbatuar të gjitha procedurat parlamentar. Kolegët opozitarë që drejtojnë komisionet duhet të jenë jo bllokues por kontribuues. Nuk kishin ligj tjetër më të rëndësishëm se ky për të diskutuar. Në mënyrë racionale ditë pas dite të uleshin e të diskutonin. Komisioni i Arsimit ka bërë një punë të admirueshme ku ka zhvilluar një maratonë të tërë seancash dëgjimore nga të gjitha grupet e interesit, si në diskutimet në parim si në diskutimet nen për nen që ka përfunduar në orët e para të mëngjesit. Kur mungon vullneti është e drejta juaj të keni vërejtje, propozime, të ndikoni me argumentet tuaja, por nuk keni të drejtë për ta penguar, për ta zvarritur dhe kjo është e papranueshme prandaj zotërinj të opozitës ne jemi të gatshëm ta diskutojmë sigurisht diskutimet në mënyrë shteruese janë zhvilluar në seancat përkatëse dhe jemi të gatshëm të diskutojmë po kaq në mënyrë shteruese edhe në sallën e parlamentit”
Pollo: Kemi punuar deri në të gdhirë, nuk mund t’na bëni me faj se jam kryetar opozitar!
“Kjo periudhë ka konciduar me periudhën e fushatës zgjedhore, dhe me konsensus në komisionin e Medias nuk janë bërë mbledhje e nuk ka mundur të shqyrtohet as ky projektligj. Problemi nuk është tek pengesat artificiale. Në mbledhjen e fundit të konferencës së kryetarëve zoti Ruçi propozoi që projektligjet e 23 korrikut të afroheshin një javë përpara. Fjala ime në këtë mbledhje ka qenë: bazuar në kalendarin e komisionit, në rëndësinë e ligjit për arsimin e lartë, është fizikisht e pamundur për komisionin, për anëtarët e tij të mazhorancës e të opozitës që të bëhej në një periudhë të tillë të shkurtuar. Ju keni thënë le ta vëmë në këtë datë dhe po nuk e mbaruam do të shtyhet siç bëhet me të gjitha projektligjet. Është e gabuar dhe e pandershme që faji nëse ka të tillë, për një vonesë -nëse ka të tillë ti lihet komisionit të Medias se ky ka një kryetar që vjen nga opozita. Kemi punuar të martën deri në orën 03:30 dhe dje deri në orën 01:30 për të përfunduar, me presion për të ndërprerë diskutime të arsyeshme që vinin për ndryshime të rëndësishme që donin t’i bënin ligjit. Duhen 48 orë që deputetët të njihen me një raport që ka ndryshime të rëndësishme, ka një mendim opozite ku tregohen ndryshimet që kemi propozuar dhe që nuk janë miratuar si dhe propozimet që ne kemi bërë. Nuk mund të përfshihet sot në seancë projektligji për arsimin e lartë”
Ndërkohë Nikolla ka thënë se dhënia e doktoraturave është një ndërmarrje e përbashkët midis Ministrisë së Arsimit me profesorët e vlerësimit të titujve.
Berisha e ka vlerësuar atë që Nikolla ka thënë por sipas tij ajo ka fshehur diçka shumë të madhe. Sipas tij Nikolla nuk ka dërguan në 2 vitet e fundit asnjë doktorrant në universitetet publike të vendit
Berisha: Të gjitha ato që lexoi zonja janë të vërteta por fshehu një gjë të madhe. Nuk ka dërguan në 2 vitet e fundit asnjë doktorratë në universitetet publike të vendit. Jam unë që kam mbështetur mundësinë e doktorrimit në universitetet private por me kusht që të binjagëzoheshin me universitetet ndërkombëtare. Vendimet janë të drejtat, unë nuk jam për të diskriminuar. Unë nuk jam kundër kontrolleve. Arsimi sot është jashtëzakonisht i studiuar. Një kategori nxënësish qëmezi kanë marrë maturën, kanë mbetur në universitetet shtetërore edhe pse i kanë vendet e hapora të sigurta edhe pse nuk kanë nota. OECD tha se këto duhet të studiojnë në shkollat e larta që marin një profesion. Dhe është gjet më mirë kjo për ta sesa flakia në mëshirë të fatit. Sot vetëm 2 janë mbyllur dhe të tjerët të gjithë funksionojnë.
Privatit unë i kontrolloj programin. Një herë u bë parada sepse u mbyllën dhe tashmë u hapën të gjithë. President i shoqatës Europiane për legjislacionin dhe politikat në arsim thotë: Nuk pasqyrohet direktiva evropianer
Nikolla: Më thatë që nuk kam dhënë doktoratura. Unë ju vë në dispozicion të gjitha procedurat që kalojnë në ministri dhe ku regjistrohen të gjitha doktoraturat e ardhura. Është një ndërmarrje e përbashkët me profesorët e vlerësimit të titujve ekonomik. Nuk janë vënë kuota as për publikun e as për privatin nga Nikolla.
Berisha: Falenderoj zonjën se nuk nxorri këtu dokumenta fallto si disa të tjerë, që të tjerët gjë lexon dokumenti dhe tjetër gjë lexuesi. Por ajo përsëri nuk solli asnjë rast doktoraturën.
Nikolla: Ministria e Arsimit thjesht i kërkon doktoraturat. Nëse ju doni emrat që ne kemi nga Fakulteti Juridik unë shkoj i marr dhe jua sjell. Është një listë e gjatë. Ne nuk kemi rialokuar kuota të reja për të marë studentë të rinj. Por pasi të çlirohemi nga para me numrin e studentëve doktorantë që kemi e të bëjmë një kërkim korrekt. Do bëhet gjithçka transparente
Berisha: Për transparencë më sill doktorraturën e Edi Ramës. Ku është? Është zhdukur ajo.
Akuzës tjetër ndaj Nikollës se ajo ka favorizuar Universitetit Europian të Tiranës për t’i dhënë në mënyrë të jashtligjshme të drejtën për të aplikuar për doktorata , ajo u shpreh se është e pavërtete.
Ajo sqaroi në lidhje me këto akuza se”si program doktorature është licensuar me urdhër nr 503 nga 2011 të zotit Eqrem Tafaj. Në fakt, Universiteti Europian i Tiranës kishte aplikuar që në 2010 për programet e doktoraturës, pikërisht përpara hapjes së doktoraturave në UET, ka dalë një VKM e posaçmeqë i jep të drejtën edhe institucioneve të arsmit të lartë privat të aplikojnë për doktoratura”, nënvizoi Nikolla. Menjehërë pas kësaj VKM, ka ardhur aplikimi i UET dhe janë hapur brenda 2 muajve programet e doktoraturës.
Ministri i asaj kohe, Tafaj ka dërguar në Agjencinë e Akreditimit, në 23 qershor në 2012 kërkesën për miratimin e doktoraturës. Këshilli i Akredimit i asaj kohe e ka vlerësuar pozitivisht dhe në gusht 2012 ka dhënë një mendim pozitiv për këë procedurë’.
Pas debateve të sotme në parlament, Konferenca e Kryetarëve vendosi që pr/ligji ‘për arsimin e lartë’ të shqyrtohet nga Kuvendi në një seancë të posaçme që do të mbahet të martën, ora 17:00