Policia e Empolit bëri të mundur arrestimin e 3 personave për shfrytëzim prostitucioni, shkruan gelocal.it.
Urdhër-arrestet u lëshuan nga Gjykata e Pistoias, në mëngjesin e ditës së sotme për 69-vjeçarin Augusto D’Agostino dhe gruan e tij, shqiptaren Resmije Haxhiaj, 32 vjeç, të dy banorë të komunës së Massa-s e Cozzile-s. Nën arrest u vu edhe Shpëtim Doka, një tjetër shqiptar 41 vjeç, mik i çiftit.
Arrestimet erdhën si rrjedhim i një hetimi nga stacioni i policisë së Fucecchio-s që nga prilli i tetorit të vitit 2016, pas raportimeve të qytetarëve që kishin vënë re aktivitete prostitucioni nga disa vajza në moshë të vogël. Nga hetimet u konstatua se çifti kishte shfrytezuar dhe motrën së gruas së shqiptarit.
c.a