Plot 100 qytetarë holandezë me prejardhje turke nuk janë duke u lejuar që të largohen nga Turqia, njofton transmetuesi publik holandez, NOS, duke cituar burime të familjarizuar me situatën.
NOS raporton se personat e prekur nga vendi i autoriteteve turke, shumica e të cilëve po i kryenin pushimet apo po i vizitonin të afërmit në Turqi, janë kritikuar publikisht nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, qeveria e të cilit është duke i luftuar aktivitetet opozitare që prej tentim puçit të vitit të kaluar, transmeton Express.
Nuk është ende e qartë nëse personat e prekur kanë nënshtetësi edhe turke edhe holandeze. (b.an)