Shteti Islamik thuhet ka lëshuar mesazhin e parë me anë të së cilit ka shënjestruar presidentin amerikan Donald Trump, duke thënë se SHBA-të janë “fundosur” dhe se vendi është “duke u drejtuar nga një idiot”.
“Amerikë, ju jeni fundosur dhe nuk keni shpëtim, ju jeni bërë pre e ushtarëve të kalifatit në çdo pjesë të tokës, ju jeni të falimentuar dhe shenjat e vdekjes suaj janë të dukshme për çdo sy”, thuhet të ketë thënë Abi al-Hassan Al -Muhajer, një zëdhënës i grupit terrorist.
“Nuk ka provë më të madhe se fakti që ju jeni duke u drejtuar nga një idiot, që nuk e di se çfarë Siria apo Iraku, apo edhe Islami është”, shtoi ai.
Trump ka thënë gjatë fushatës së tij presidenciale se mposhtja e ISIS-it është prioritet i politikës së tij.
Ai gjithashtu nënshkroi një memorandum me anë të së cilit pritet fokusimi në forcimin e përpjekjeve për të mposhtur grupin terrorist.
ç.a