Nga Spartak Ngjela
Kjo është çeshtja e sotme ku është përqëndruar e gjithë e ardhmja e këtij vendi. Korrupsioni dhe krimi shtetëror Meta-Berisha është në fundin e tij, por kjo dë të varet nga qëndresa intekektive dhe qartësia në akt e kryeminsitrit shqiptar. Qeveria e besimit e Metës është një bllof, që do gëzojë Sali ziun dy ditë. Tani Saliu ka rënë brenda me politikln e tij me frikë nga Reforma.
Dy janë pyetjet që kanë kyçur këtë ngjarje:
A do të hyjë Saliu në zgjedhje me partinë e tij?
A do të shkojë Meta nga Saliu që me numrin e tyre në Parlament të bllokëjnë Reformën në Drejtësi?
Saliu nuk ka si hyn më në zgjedhje nëse Rama nuk pranon asnjë nga kërkesat e tij absurde, dhe nuk i pranon asnjë nga propozimet gjithë frikë që Saliu do t’i bëjë këto ditë, duke filluar që sot.
Mospjesmarrja në zgjedhje e Saliut dhe taborit të tij të përçmuar nga shqiptarët; do të jetë falimenti përfundimtar i korrupsionit shqiptar. Një sukses i madh historik, sidomos për çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Tani, nëse Rama reziston, Saliu edhe po të hyjë në zgjedhje, pas gjithë kësaj zhurme, është njëlloj i falimentuar sikur të mos hynte në zgjedhje.
Po Meta?
Nëse Meta shkon te Saliu me gjithe të bindurit e tij deputetë, do jetë sërisht një fitore shumë e madhe për antikorrupsionin dhe problemin shqiptar, por edhe për aleancën shqiptaro-amerikane në lidhje me Ballkanin Perëndimor.
Nëse Meta shkon te Saliu dhe Partia Socialiste nuk pranon të ndryshojë datën e zgjedhjeve; atëherë Rama dhe Partia Socialiste e ka prerë përfundimisht frerin e kalit të tërbuar të korrupdionit shqiptar Meta – Berisha. Kali pa fre, do shkojë pa dyshim drejt humnerës.
Po nuk pranon Partia Socialiste nuk ka mundësi që të shtyhen zgjedhjet.
Po me Metën, a formon dot Saliu qeverinë para zgjedhore?
Nëse e formon nuk bën dot asgjë, se manipulimin me kartat e identitetit, Saliut ia ka bllokuar qeveria Rama.
Po a i ka numrat Berisha, Meta? Edhe mund t’i ketë, por konstitucionalisht nuk bën dot asgjë, sepse gjendja është tanimë jo parazgjedhore, por zgjedhore, pas tre ditësh.
A do të rregjistrihet PD në komisionin Qëndror?
Po rezistoi intelektualisht dhe me akt Rama; ajo nuk do të regjistrohet; dhe kjo do të jetë fitorja historike antikorrupsion dhe anti – tirani, sepse likuidohet pa fare zhurme Berisha e pas tij edhe Meta….