Ka ndryshuar akuza ndaj Shukri Xhelilit, ishkryebashkiakut të Dibrës të arrestuar nga prokuroria pas një skandali seksual të transmetuar në televizor. Xhelili pak ditë më parë është dënuar me 2.8 vite burg nga Gjykata e Apelit, por jo për akuzën e “Korrupsionin pasiv duke kërkuar favore seksuale” për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Këtë kualifikim të ri të akuzës mësohet ta ketë kryer Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda, e cila ka konstatuar se rasti në fjalë nuk është në kryerjen e një akti seksuale, duke e favorizuar për marrëdhënien e punës në Bashki. Sipas gjyqtarëve Shukri Xhelili ka shpërdoruar detyrën dhe për këtë duhet të dënohet me 2.8 vite burgim.
Kjo masë dënimi është dhënë dhe nga gjykata e shkallës së krimeve të Rënda, ku fillimisht Xhelili u dënua me 4 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai është dënuar me 2.8 vite burgim. /b.d