Polciia e Kamzës ka arrestuar një 33-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 16-vjeçare.
Sipas policisë, u arrestua shtetasi me inicialet Sh.M., 33 vjeç, banues në Bathore.
Arrestimi i tij është bërë pasi në mënyrë të vazhdueshme, në kohë dhe vende të ndryshme, ka përndjekur e ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren G.D., banuese në Tiranë.
Ndaj 33-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale të përndjekjes dhe ngacmimit seksual./a.m.