Dardha jo vetëm që ofron shije shumë të ëmbël , por ky frut ju ndihmon të parandaloni edhe një sërë sëmundjesh.
Shumë studime kanë evidentuar se dardha është një frut me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin në disa aspekte.
1.Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla.
2.Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrë të trashë.
3.Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare.
4.Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.
5.Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës.
6.Dardha ul kolesterolin në gjak.
7.Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh.
8.Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut.
9.Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kyçeve. /b.d