Është kapur nga policia ditën e sotme një sasi e vogël lënde narkotike në burgun e Drenovës.
Nga se bëhet e ditur paraprakisht, lënda narkotike e kapur, dyshohet se është e llojit heroinë, afërsisht 12 g, e cila ishte futur në ambientet e burgut.
Për këtë arsye, mësohet se është shkarkuar nga detyra shefi i policisë Adriatik Parisi, si dhe 7 punonjës të burgut. /b.d