Në vijim të operacionit të djeshëm të zhvilluar nga Policia e Vlorës, ku bëhet fjalë për sekuestrimin e 1708 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva, në Gjirin e Bristanit, Karaburun, bëjmë me dije arrestimin e një prej autorëve të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.
Arrestohet shtetasi:
Patriot Belulaj, 56 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë.
Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij, pasi ky shtetas është pronar i një stani në Gjirin e Bristanit, në afërsi të vendit ku u gjet sasia e mësipërme me lëndë narkotike.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se Belulaj është një nga autorët e përfshirë në kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë” dhe “Moskallëzim krimi”.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje./a.m.