Në Kryeministri Rama është në takim me bashkëpunëtorët e ngushtë, Veliaj, Tahiri dhe me kryetarin e grupit të PS, Gramoz Ruçi. Ndërsa përballë në Kryesinë e Kuvendit ndodhet kreu i LSI me Petrit Vasilin. Në qendër të diskutimeve të dy palëve është propozimi i Metës për zgjidhjen e krizës politike. E ndërsa palët po diskutojnë me të besuarit e tyre, Basha u shpreh nga çadra se do të merrte pjesë në çdo dialog politik me standarde europiane, por me kushtin që të mos kthehet në pazar politik.