Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Andreja Gjinajn, poseduesi i rreth 2 tonë kanabis të sekuestruara të dielën në fshatin Rrethe- Baz të Matit.
Mësohet se Gjinaj ka thënë në gjykatë se lëndën narkotike dhe automatikun i ka gjetur rreth një muaj më parë në breg të lumit dhe e ka transportuar tek prona që kishte marrë me qira për mbjelljen e prodhimeve bujqësore.
Por nga hetimet e prokurorisë rezulton se kontenieri dhe tuneli ku u gjet droga ndodhen në tokën në pronësi të S. D. Ky i fundit ka deklaruar se tokën ia ka dhënë me qira para një viti Gjinajt, fakt i pranuar dhe nga vetë i arrestuari.
Mbi Andreja Gjinajn rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Të dielen policia gjeti 2 ton e 69 kg kanabis sativa në vendin e quajtur “Shullani i Vilës”
a.ç