Pas deklaratës së Ilir Metës për krijimin e qeverisë së ‘besimit’, një tjetër sinjal vjen nga radhët e LSI-së, duke lënë hapur rrugët për koalicionin me PS-në. Nga Korça, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroi se së shpejti mes LSI dhe PS do të ketë kompromis dhe sipas tij palët do ulen në një tryezë. Ndër të tjetra ai pohoi në këtë formë palët do të largohen nga agresiviteti. Po ashtu, Panariti theksoi se LSI ka shprehur predispozicionin për të qenë në ASHE (Aleanca për Shqipërinë Europiane).
Së shpejti do të ketë kompromis mes palëve. Palët do ulen në tryezë, do ikin nga agresiviteti. Ato janë të ndër gjegjshme të ulen për dialog. Fryma e dialogut shpejt do japë frytet saj. E rëndësishme të fitojnë reformat. Të rikthejmë opozitën në parlament. LSI ka shprehur predispozicionin për të qenë në ASHE”, tha Panariti. Teksa u ndal tek zgjedhja e presidentit, ati pohoi se ai duhet të jetë një figurë konsesuale e pranuar.
ma.me