Në ditën e 47 të protestës, Basha ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se do t’i shkojë deri në fund betejës për realizimin e një qeverie teknike për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kryetari i opozitës iu përgjigj edhe ftesës së Ramës për t’u ulur në tryezë dialogu, por me një kusht që ky dialog të mos kthehet në pazar.
“Nëse do ketë dialogun politik, që e kemi kërkuar, nuk do kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës me disa tëmaxhorancës që të vazhdojë komploti politik.Por të jetë dialogu politik që përmes standardit europian që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme do i japë fund fund republikës së vjetër, mënyrave të vjetra e gjithçkaje të kalbëzuar në këtë vend që mban peng shpresat dhe interesin e shqiptarëve”, deklaroi Basha.
Lideri i PD, Lulzim Basha bën martirin duke aluduar sërish se një grup ndërkombëtarësh që paguhen më lekët e drogës mbrojnëë Ramën
“Një grusht avokatësh ndërkombëtarë të qeverisë paguhen me paratë e korrupsionit dhe narkomafies shqiptare mbrojnë Ramën. Nuk lejojmë zgjedhje fasadë për të korruptuarit. Jemi këtu për të garantuar zgjedhje të lira. Përfaqësoj interesat e shqiptarëve të ndërshëm”, tha Basha.
Basha thekson se e majta po përgatit një komplot dhe se orët në vijim do shpalosin më qartë komplotin që po përgatit Republika e Vjetër. Ai shprehet më i vendosur se kurrë për të vijuar betejen e nisur prej 47 ditësh në çadër. Basha thekson se PD nuk do të hyjë në zgjedhje me politikanë të korruptuar.
“Rama do shpresojë që përmes një dialogu fasadë të arrijmë zgjidhje fasadë ku PD dhe opozita të bëhen pjesë e teatrit të kukullave në shkëmbim të pazareve në emër të interesave të kupolës, që PD dhe opozita të marrë karriget e saj dhe llokmat e saj në kupolën kriminale të republikës së vjetër. Kjo është shpresa, ky është projekti. Orët në vijim do e shpalosin në vijim komplotin e Republikës së Vjetër. Komploti mbështet jo thjesht nga autorët e këtij projekti, qe eshte Edi Rama, por edhe nga oligarkët”, tha Basha.
a.ç