Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka ripërsëritur edhe një herë deklaratat e saj se zgjedhjet e 18 qershorit nuk duhet të zhvillohen pa opozitën.
Sipas saj, realizimi i zgjedhjeve gjithëpërfshirëse pa asnjë përjashtim do t’ia bënte më të lehtë vendit intergimin në Bashkimin Europian.
“Duke folur për zgjedhjet, Integrimi i vendit në BE kërkon zgjedhje gjithëpërfshirese dhe asnjëherë përjashtuse”, u shpreh Gjosha.
Këto deklarata ministrja e Integrimit Klajda Gjosha i bëri gjatë prezantimit të projektit për ngritjen e kapaciteteve të vendit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sipas saj, ky projekt do të jetë një ndihmë e madhe e vendit i cili do të kontribuojë në kualifimimin e administratës shqiptare. Ky projekt kap vlerën e 2 milion eurove./shqiptarja.com