Bojkoti i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga PD lidhet me kauzën e opozitës që ka nisur protestën para Kryeministrisë prej 48 ditësh.
Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë Leonard Olli ka deklaruar se “I bashkohemi kauzës së opozitës për zgjedhje të lira, prandaj do të bojkotojmë mbledhjen e Këshillit Bashkiak“.
Projektvendimet e Këshillit Bashkiak Tiranë
1. P/Vendim për “Një ndryshim të pjesshëm në vendimin nr. 11, datë 05.04.2012, për “Ristrukturimin e qendrave sociale “Të qëndrojmë së bashku”, “Qendrës komunitare multidisiplinare për fëmijët dhe familjen në nevojë” dhe “Qendrës komunitare për të moshuarit”, miratimin e strukturave të tyre organizative si dhe rishpërndarjet në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2012”.
2. P/Vendim për “Krijimin e Agjencisë për Administrimin e Tregjeve, si institucion në varësi të Bashkisë Tiranë për administrimin dhe menaxhimin e shërbimeve të tregjeve publikë në Tiranë”.
3. P/Vendim “Për një shtesë dhe disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës nr.84, datë 29.12.2016, “Për miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2017- 2019 dhe detajimin e Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2017 (i ndryshuar)”.
4. P/Vendim “Për miratimin e treguesve ekonomikë dhe financiarë të Bashkisë së Tiranës dhe tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2018- 2020”.
5. P/Vendim për “Miratimin e listës së pjesshme të inventarit të pasurive sheshe, tregje, poliklinika, të Ndërmarrjes Funerale dhe të Drejtorive të Përgjithshme nr.1, 2 dhe 3 të Punëtorëve të Qytetit, që janë nën juridiksionin territorial dhe administrativ të Bashkisë Tiranë dhe kërkesës për transferimin përfundimtar të tyre nga Këshilli i Ministrave”.
6. P/Vendim për “Miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Bashkisë së Tiranës”.
7. P/Vendim për “Miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Njësive Administrative të Bashkisë së Tiranës”.
8. P/Vendim për “Miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Drejtorive të Përgjithshme Nr.1, 2 dhe 3 të Punëtorëve të Qytetit, Drejtorisë së Konvikteve të Shkollave të Mesme dhe Agjencisë së Shërbimeve Funerale”.
9. P/Vendim për “Miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Qendrës Kulturore “Tirana”, Klubit Sportiv “Tirana”, Qendrave Sociale dhe Qendrës Rinore “TEN””.
10. P/Vendim për “Miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Tirana Parking”.
11. P/Vendim për “Miratimin e zhvillimit të projektit “Identifikimi, dizenjimi dhe përzgjedhja e produktit turistik” nëpërmjet konkurrimit””.