SHBA-të dhe aleatët e tyre “nuk kanë mbrojtje” nga numri i madh i raketave kryqëzuese, të cilat nisen nga toka, siç i ka vendosur kohë më parë Rusia, ka thënë të martën gjenerali amerikan John Hiten, i cili ndodhet në krye të komandës strategjike të ushtrisë amerikane.
Ai u ka thënë deputetëve amerikanë se një raketë kryqëzuese e nisur nga toka nuk paraqet kërcënim të ndjeshëm, por ka tërhequr vërejtjen se situata do të ndryshojë nëse do të niset një numër i madh raketash, transmeton AFP, përgatiti Koha. (b.an)