Nga dita e parë që ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme hyri në fuqi, në 1 shtator 2016, janë 37 mijë qytetarë në të gjithë territorin e Shqipërisë që kanë përfituar një tatim të ulur nga 15% në 2%.
Buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 3.1 miliard lekë, ndërkohë që nga ulja e kësaj takse, qytetarët kanë kursyer 20.2 miliard lekë.
Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme hyri në fuqi në 1 shtator 2016. Ai parashikon mundësinë për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut, duke paguar vetëm 2% tatim nga 15% që ishte për individët. Afati I fundit për rivlerësim është data 31 Maj 2017./a.m.