Miq, kolegë, familjarë, e shumë qytetarë mes lotëve e dhimbjes, i dhanë sot lamtumirën e fundit kantautorit të njohur shqiptar Françesk Radi, i cili humbi jetën me 3 prill ne spital.
Në hollin e Radio Televizionit Shqiptarë u bënë edhe homazhet për të nderuar kujtimin e tij dhe në shenjë mirënjohje për atë që ai la pas.
Françesk Radi u nda nga jeta në moshën 67- vjeçare në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pasi qëndroi në gjendje kome prej një jave. Kantautori shqiptar pësoi një hemorragji cerebrale, e cila i mori dhe jetën.
Fjala e Tefta Radit që përloti të gjithë:
“Dua thjesht t’ju përshëndes, t’ju falenderoj për respektin ndaj Frankos, dua të them se unë u dashurova me Frankon atëherë kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin dhe prej tij u bëra kopje e tij, mësova si të dashuroj, si të punoj dhe si të kem dinjitet. Faleminderit të gjithëve për reapektin”, tha ajo e përlotur dhe me zërin që i dridhej.
Perfundojne homazhet, percillet per ne banesen e fundit:
a.ç