Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas propozimit të Metës për një qeveri të “besimit” për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe të gatishmërisë së LSI për të dorëzuar mandatet politike të saj.
“Mbrëmë, duke vendosur interesat parësore për Shqipërinë, një nga dy partnerët e koalicionit, ka bërë zgjedhjen e tij. Ne i themi se nëse zgjedhja është e sinqertë, mirësevjen tek Shqipëria e para, shqiptarët të parët. Nuk kemi kërkuar pazare politike”, deklaroi Basha.
Basha i bëri thirrje Ramës që të reflektoje dhe ti hapë rrugë qeverisë teknike, e cila do të zbatojë dekriminalizimin, do luftojë kanabisin dhe do të përgatisë zgjedhjet e lira.
“ I bëjmë thirrje të drejtpërdrejtë Ramës, që ka vënë karrikën e tij para demokracisë, të reflektoje dhe ti hapë rrugë një qeverie teknike me mbështetje të gjërë politike që do të zbatoje ligjin e dekriminalizimin duke nxjerrë të inkriminuarit nga parlamenti dhe bashkitë. Një qeveri që të luftojë kundër kultivimit të drogës dhe që të përgatisë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku shqiptarët të mund të votojnë të lirë dhe vota të numërohet pa u tjetërsuar. Ky është vendimi i marrë më 18 shkurt”, deklaroi Basha.
Kreu i opozitës tha se është i vendosur për të vazhduar betejën e tij deri në krijimin e qeverisë teknike. Basha tha se pas reagimit të Metes, i vetmi qe bllokon krijimin e qeverise teknike është Rama.
“Nuk tërhiqemi nga kërkesa për qeveri teknike. Sot pengesa e vetme që vëndos pushtetin e tij mbi interesat e shqiptarëve ka orën e fundit për të reflektuar dhe përgjigjur qytetarëve në kërkësën e tyre për zgjedhje të lira. Do ti shkojmë vendimit dëri në fund.” Deklaroi Basha.
Basha garantoi qytetarët se nuk do të bëjë asnjë pazar në kurriz të zgjedhjeve të lira
“Asnjë pazar nuk mund dhe nuk do të luhet me fatin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ju jap fjalën se nuk do të pranojmë asnjë pazar në kurriz të interesave të qytetareve shqiptatarë. Dita po afron, kur pushtetin nuk do ta kenë më një grup politikanësh, por do ta kenë qytetarët shqiptarë”, tha Basha./Javanews
a.ç