Pas deklaratës së djeshme të Ilir Metës për një qeveri besimi, në bazë kanë nisur pakënaqësitë në radhët e socialistëve.
Pas mësymes që i bënë facebook-ut të kryeministrit, ku i kërkonin shpjegime dhe informacion se çfarë do të ndodhë tani me Metën, në bazë, kanë nisur përplasjet.
FRESSH i Kavajës ka publikuar një video ku Luan Rama kërkonte votat për Elvis Roshin si dhe videon kur ai thotë se LSI ka qenë kundër kandidaturës së kryebashkiakut tashmë të shkarkuar nga kryeministri Rama.
“Turpi i radhës, Por këtë herë ska “montazh” që e justifikon. Gënjeshtarë, të pa skrupullt, tadhëtarë të ndyrë. Po kush mundet të besojë te ju?!”, shkruhet në faqen e FRESSH të Kavajës.