Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka, pjesë e opozitës e përshëndet qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa shton se Meta, vërtetoi edhe një herë se qëndrimet e opozitës janë të drejta dhe realiste.
“Si Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste dhe si aleat i Opozitës, përshëndes qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjykojë se kjo deklaratë, vërteton atë që PAA ka thënë vazhdimisht, dhe për të cilën i jemi drejtuar edhe me një letër zotit Meta me dt 20 Shkurt.
Z. Meta, vërtetoi edhe një herë, se qëndrimet që ne si opozitë e bashkuar kemi mbajtur këto 46 ditë, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe garantimin e kushteve, mospërfshirjen e administratës në fushatë, për financimin kriminal dhe të paligjshëm të zgjedhjeve, heqjen dorë nga qëndrimet përjashtuese, intensifikimin e luftës kundër kanabisit.. etj janë të drejta dhe realiste”, shkruan Duka në facebook.
a.ç