Ekonomia shqiptare ndodhet në një trend pozitiv sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.
Këtë deklaratë ai e dha në takimin e Klubit të Guvernatorëve i cili u mbajt në Antalia të Turqisë.
Sejko u shpreh se rritja ekonomike në Shqipëri pritet të vijë në përmirësim progresiv.
“Ekonomia shqiptare tashmë ndodhet në një trend pozitiv, ku rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim progresiv”, tha Sejko./a.m.