Vijojnë lëvizjet brenda kampit të mazhorancës. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta dhe kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim idrizi janë duke mbajtur një takim midis tyre.
Takimi Meta-Idrizi po mbahet në një prej lokaleve të kryeqytetit. Mbrëmjen e djeshme Meta pati edhe një takim të gjatë afro 4 orësh me kryeministrin Rama. Sipas burimeve, raportohet se Rama dhe Meta u dakordësuan për një marrëveshje të re, por palët nuk kanë dhënë asnjë konfirmim.
Ndërkohë, takimi Meta-Idrizi vjen në një kohë kur është përfolur për përplasje mes dy aleatëve brenda koalicionit qeverisës, përplasje që janë shfaqur pasi Idrizi është afruar edhe më shumë me Ramën./a.m.