Fshati turistik i Voskopojës ku ndërthuret plot harmoni natyra me kulturën, çdo ditë e më tepër po transformohet falë investimeve të qeverisë shqiptare të cilat janë fokusuar tek rigjallërimi i vlerave historike, kulturore e turistike.
Gjatë një inspektimi për të parë nga afër ecurinë e investimit prej 4 milionë euro, Zv\kryeministri Niko Peleshi zhvilloi një takim me banorët e këtij fshati, ku theksoi se ndërhyrja në Voskopojë do të jetë e plotë me synimin për ta kthyer këtë destinacion në një model të zhvillimit të zonave rurale dhe atyre turistike në veçanti.
Ndër të tjera Peleshi tha se plani i miratuar vendor i Bashkisë Korçë ka një impakt edhe në zonat rurale, pasi i jep mundësi biznesit të investojë duke krijuar mundësi të reja zhvillimi dhe më shumë të ardhura për banorët.
Investimi ne Voskopojë parashikon rikonstruksionin e qendrës, rrjetit të rrugëve si dhe restaurimin e 4 Kishave Monument Kulture të këtij fshati./ma.me