Me moton “Pastroje lumin tënd” banoret e 3 fshatrave në Malësinë e Kurbinit prej disa ditësh janë angazhuar në pastrimin e mbetjeve në dy anët e lumit Hardhuca që kalon në zonën e tyre. Iniciativës së ndërmarrë nga Fitimtar Lala i cili është emigrant në SHBA, iu bashkuan dhjetëra banorë të kësaj zone, duke dhënë në këtë mënyre dhe mesazhin për mbajtjen pastër të mjedisit.
Lumi Hardhuca i cili buron nga vargmalet e Skënderbeut dhe përfundon ne shtratin e lumit Mat ka një gjatësi afro 18 km, e cila ishte ndotur totalisht. Aksioni i banorëve do të vijojë deri në pastrimin total të lumit nga mbeturinat e shumta që e kishin mbuluar në të gjithë gjatësinë e tij.