“Sot në delir, qeveria dhe aleanca e krimit thonë se mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Gjoksi i shqiptarëve nuk mund të tolerojë zgjedhje të tilla. Sot para altarit e them që deri në fitore të betejës nuk ka tërheqje. Marrëzia do tëmarrë fund”, tha Basha.
Deklaratat e Bashës u bënë në një përkujtimore për 4 Heronjtë e Demokracisë.
Sipas Bashës, sot kemi një politikë të rinovuar me krimin dhe në pushtet janë edhe sot ata që përgjakën Shkodrën përpara 26 vitesh.
“Sakrificë e përjetshme e dëshmorëve të 2 Prillit, të vrarë nga plumbat e bishës komuniste. Sot është dita jo vetëm t’i drejtohem Shkodrës se bashkë me dhimbjen e thellë jeni dhe duhet të jeni krenar për këtë çmim kaq të lartë që keni vendosur në altarin e demokracisë. Shqipëria dhe shqiptarët krenohen për çdo herë me Shkodrën. Asnjëherë nuk ka qene me aktuale sakrifica e 2 Prillit se sot.
Asnjëherë nuk ka qenë më e kërcënuar demokracia. Sot kemi një politikë të rinovuar me krimin dhe janë edhe sot ata që përgjakën Shkodrën përpara 26 vitesh. Më duket e përshtatshme që të përsëris sot se deri në fitoren e betejës më 18 Shkurt zotimi ynë është zgjedhje të lira dhe të ndershme të standartit europian. Marrëzia duhet dhe do të marrë fund”, tha kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
“Mirënjohje përjetë për 4 heronjtë e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, që 26 vite më parë luftuan për lirinë me çmimin më të madh, me jetën e tyre,’ u shpreh Basha.