Ditën e sotme Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare, gjatë të cilës u fol për përgatitjen e zgjedhjeve të 18 qershorit.
Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama, deklaroi se zgjedhjet nuk shtyhen, ndërsa për koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim tha se i takon kësaj të fundit të vendosë, pasi PS është e qartë.
Por në Asamble është zbuluar edhe slogani me të cilin PS do të dalë në zgjedhje, “Për Shqipërinë që duam. Shtet, punë, mirëqenie”.
Ky slogan u përsërit disa herë në fjalën e tij edhe nga kreu i qeverisë, ndërsa u shfaq edhe në podium. Ndërkohë LSI e ka zbuluar prej disa kohësh sloganin e zgjedhjeve “Një shans për të gjithë”
a.ç