Kryeministri Edi Rama ka gjetur Asamblenë e PS-së për ti uruar ditëlindjen e 45-të deputetit Erjon Braçe. Rama i ka dhuruar Braçes një album të historisë së Juventusit, si tifoz juventin që është dhe e ka ftuar atë të marrë albumin në podium.
“Dua ta nis me një urim për një socialist të flaktë, bashkëpunëtor të palodhur, deputet shembullor, shok besnik dhe nevrik i cili mbush sot 45 vjeç, Erion Braçen. Përveç të gjitha të tjerave, Erjoni është edhe një juventin i paepur. Meqenëse PS është si Juventusi që vetëm fiton dhe pas çdo fitore akuzohet nga kundërshtari i lodhur se fiton me hile, ky është vendi më i përshtatshëm për ta bërë këtë urim”.
Siç duket edhe nga video, teksa Braçe shkon të marrë albumin dhuratë të kryeministrit, ky i fundit edhe e ka përqafuar, por deputeti socialist duket që e ka pak të vështirë për ta arritur Ramën.
a.ç