“Influenca ruse në Ballkan po rritet falë hapsirës bosh që ka lënë Europa”. Kjo është deklarata e dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për prestigjozen franceze “Le monde”.
DUke komentuar zhvillimet në Ballkan, Rama ka deklaruar për gazetarin Alain Salles, se në rajonin tonë “ka një polarizim politik që të kujton luftën e ftohtë”.
Po ashtu ai i ka bërë thirrje BE-së të kthejë sytë nga Ballkani pasi rreziku i ndërhyrjes ruse është evident. “Nëse Europa është e shqetësuar për influencën ruse, xhihadizmin dhe rritjen e populizmit, ajo duhet të jetë prezente në Ballkan, sepse këto tre fenomene e rrezikojnë rajonin dhe mund ta rikthejnë atë në një fuci baroti”.
Po ashtu Rama ka folur edhe për situatën në të cilën ndodhet vendi duke u fokusuar te reforma në drejtësi, një prej kushteve të BE për integrimin.
“Gjyqtarët që nuk justifikojnë pasurinë do përfundojnë në burg”, ka deklaruar Rama për “Le Monde”.
Duke folur për situatën në Maqedoni kryeministri Rama tha se përbën shembullin se “tërheqja e Brukselit dhe Uashingtonit e kanë degraduar procesin demokratik”.
Më poshtë, shkrimi i plotë i “Le Monde” për intervistën me kryeministrin Rama:
‘Ndikimi rus zhvillohet ne vakumin e BE ne Ballkan”
Kryeministri i Shqiperise Edi Rama eshte i shqetesuar per ‘ Dobesine e Bashkimit Europian’ ne nje rajon qe edhe njehere ‘mund te kthehet ne nje magazine baruti’
Nga Alain Salles
Prezenca ruse ne rajon , tentativa e grushtit te shtetit ne Malin e Zi , perkeqesimi I situates politike ne Maqedoni. Per muaj me radhe situata ne Ballkan ka shqetesuar Europen, por kryeministri shqiptar Edi Rama eshte lodhur paksa duke degjuar te tilla perseritje nga Brukseli.Ajo qe e shqeteson ate eshte dobesimi I Bashkimit Europian.
“Dikush mund te flase per ndikimin Rus , por e gjithe kjo po zhvillon me tej vakumin qe eshte krijuar ne Bashkimin Europian.Ky eshte problemi kryesor I Ballkanit sot, te tjerat jane pasoja.Nuk eshte surprizuese qe dikush te perpiqet ta mbushe kete boshllek .Gjithçka varet nga Shtetet e Bashkuara dhe Europianet per stabilitetin gjeostrategjik te rajonit” tha ai gjate nje interviste me Le Monde , gjate nje vizite ne Paris ku ka takuar te enjten e dates 28 Mars , kryeministrin Bernard Cazanueve.
Jean-Claude Juncker kryetari I Komisionit Europian deklaroi se nuk do te kete zgjerim deri ne vitin 2020. “ Bashkimi Eurpian ngelet nje enderr , por realiteti nuk ndihmon ne ushqyerjen e kesaj endrre” shprehet me keqardhje Kryeministri Socialis, ne fuqi qe prej vitit 2013.Ne kemi fiksimin e Europes dhe shpresohet qe aksi Frakno-Gjerman do te jete nje mbeshtetje.
Komisioneri Euroian per zgjerim dhe I politikes europiane , Johanes Hann, ka propozuar se fundmi krijimin e nje tregu te perbashket midis vendeve te rajonit te Ballkani gje qe nuk ka krijuar entuziazem.
‘Barut’
Per Edi Ramen nuk varet nga kufijte e rajonit : “Ne qofte se BE eshte i shqetesuar ne lidhje me influencen Ruse , xhihadizmin dhe rritjen e populizimit atehere duhet te jete prezent ne Ballkan sepse te treja keto fenomene ndikojne ne Ballkan dhe mund ta transformojne serish ate ne nje fabrike baruti”
Artisti, ish lojtari i basketbollit, ish kryetari i bashkise se Tiranes , i njohur per lyerjen e shumengjyrshme te godinave Edi Rama e sheh te ardhmen e rajonit, te erret. Fqinji i tij Malazez u destabilizua nga nje komplot i rrezuar kunder kryeministrit Milo Djukanovi, ne te cili dallohen gjurme te perfshirjes se inteligjences Ruse.Moska eshte shume armiqesore perkundrejt anetaresimit te Malit te Zi ne NATO. Edi Rama shpreh friken e tij duke thene “ Ka nje dallim gjithnje e me te dukshem ne polarizimin politik , sikur te ishte Lufte e Ftohte”
Tirana e sheh edhe me nga afer gjendjen politike pa rrugedalje te Maqedonise ku banon nje pjese e rendesishme e popullates Shqiptare. “ Ata mund te kerkojne te njejtat te drejta si pjesa tjeter e popullsise se Maqedonise” tha ai teksa sfidoi Bashkimin Europian. Duke sfiduar dhe emrin e shtetit qe eshte ai I nje rajoni grek , Athina votoi per anetaresimin ne BE dhe NATO. “Per vite me radhe , Maqedonia ka qene nje shembull i mire . Por indiferenca e BE dhe e Shteteve te Bashkuara favorizon nje degradim te procesit demokratik”
“Pastrim rrenjesor”
“Procesi i integrimit po i ndihmon vendet drejt modernizimit” tha Kryeministri.”Pa modernizim, nuk mund te luftojme kunder korrupsionit.Sigurisht qe ka korrupsion ne Ballkan , por kjo çeshtje duhet vendosur ne perspektive.Xhiroja e korrupsionit ne Shqiperi dhe ne Kosove eshte me pak e rendesishme se ajo e Volsvagen-it.Ne duhet te luftojme per modernizim dhe per çrrenjosjen e disa kulturave politike te caktuara te se shkuares, por kjo nuk mund te zgjidhet lehtesisht.”
Qeveria Shqiptare nisi nje reforme ne drejtesi , e miratuar me unanimitet ne Korrik te vitit 2016 me ndihmen e keshilltareve Europiane dhe Amerikane. “ Shqiperia do te jete ndryshe ne dhjete vite” thote Edi Rama , i cili pranon se ligjet e zbatimit jane ende per tu votuar.Por eshte nje reforme e thelle . Ne vendosem ne vend nje sistem kontrolli te gjyqtareve . Ne qofte se ata nuk mund te justifikojne pasurite e tyre , atehere do jen subjekte te nje procesi gjykimi dhe do te denohen me burgim. Eshte nje pastrim i paster rrenjesor i shtepise se drejtesise”
Reforma vjen teksa fushata zgjedhore per zgjedhjet e 18 Qershorit ka filluar. Opozita qe perfaqeson krahun e djathte , partine Demokratike ka organizuar nje demonstrate madhore ne Tirane , ne fund te Shkurtit dhe ka ngritur nje tende perballe zyrave qendrore te qeverise duke kerkuar largimin e Edi Rames. Ky i fundit eshte i vendosur te rikandidoje.
/a.m.