Në një vizitë që ajo bëri në qytetin bregdetar kreu një takim me fondin shqiptar te zhvillimit dhe theksoi se punimet duhet të përfundojnë në 30 prill, ashtu siç parashikon kontrata.
“Ishte nje takim i vështirë me kompanitë që po bëjnë punimet në këtë zonë. Unë kam ardhur në Vlorë në fund të janarit dhe atëherë mu dhanë të gjitha garancitë se punimet do të përfundonin deri në datën 30 prill dhe për ne kjo datë do të mbetet data ku të gjitha detyrimet që ekzistojnë në kontratë do të përfundojnë.
Unë dua që të mbetem optimiste, por ama do të mbetem optimiste me kujdes të madh. ka ende shumë punë për tu bërë për Lungomaren. Ne kemi rënë dakord që kompania të na japë një program ditor në mënyrë që ne të shikojmë se ccfarë punimesh janë bërë dhe çfarë ritmi ka patur puna.
Ne si Bashkim Europian kemi dhënë shuma të mëdha parash që banorët e Vlorës por edhe vizitorët të mund të shijojnë këtë pjesë të Shqipërisë.
Ky investim duhet të ketë vërtetë kuptim për qytetarët e Vlorës të cilët kanë qënë vërtetë të duruar. ka ardhur koha që ky projekt të përfundojë“,u shpreh Vlahutin raporton Shqiptarja.
Ndërkohë, Vlahutin ka shmangur çdo përgjigje mbi politikën dhe rolin e BE-së në situatën aktuale në vend, teksa ka konfirmuar se gjendet në Vlorë për investimin në Lungomare, ndërsa politika mund edhe të presë.
Ndërsa kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli vlerësoi fondet që ka dhënë Bashkimi Europian për Vlorën./a.m.