Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi është dënuar me 7 vite burg.
Në pranga ra Sildian Sulejmanasi, 28 vjeç, banues në fshatin Vergo, Delvinë.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtij personi në qytetin e Sarandës pasi ky shtetas është shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Ngjarje e ndodhur në vitin 2015, për të cilën është dënuar me 7 vite burg.